Qarku i Lezhës vijon të jete ndër zonat me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore në vend, duke u renditur i dyti pas Tiranës. Sipas raportit të INSTAT-it, gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 122 aksidente rrugore, ku nuk kanë munguar as rastet me pasoja fatale.Akset rrugore që paraqesin më shumë probleme jane Milot–Lezhë–Shkodër, si dhe Rruga e Kombit, veçanërisht segmenti Milot–Rrëshen.

Specialisti i sigurisë rrugore, Rrok Lelçaj, thotë se mungesa e sinjalistikës rrugore mbetet shqetësim, ndërsa një tjetër faktor që ndikon në aksidente është shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve.

Për uljen e numrit të aksidenteve, si ndërhyrje të rëndësishme shihen ndërtimi i autostradës Milot–Balldren–Shkodër, si dhe instalimi i kamerave të monitorimit në pikat më problematike.
Numri më i lartë i aksidenteve në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës është regjistruar gjatë sezonit veror, periudhë kur edhe fluksi i lëvizjeve është më i madh.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakE PANDEHUR PËR 15 KRIME, BALLUKU PARAQITET NË SPAK ME AVOKATIN! MBYLLEN HETIMET PËR ISH-ZV.KRYEMINISTREN, DOSJA SË SHPEJTI NË GJYKATËN E POSAÇME
Artikulli tjetërSHKODRA ME VIZITORË TË SHUMTË EDHE NË TETOR