Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në Lezhë.Qyteti është veshur me dekorin festiv, ndërsa ndezja e dritave u bë përmes një ceremonie të veçante në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Pjesë e festës u bënë dhjetra qytetar mes të cileve dhe shumë fëmije të cilët sfiduan temperaturat e ulëta dhe ju gëzuan atmosferes së krijuar.Në fjalen e tij, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu uroj të gjithë qytetaret për festat e fundvitit.

Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita shumëngjyreshe të shoqëron në të gjithë qytetin, ndërsa qendra e festimeve do të jetë sheshi “Gjergj Kastrioti” ku gjatë gjithë muajit janë planifikuar të organizohen njësërë aktivitetesh.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASKET, TURNE PËR PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE
Artikulli tjetërPUKA NDEZ DRITAT E FESTAVE TË FUNDVITIT