
Kryerja e ekspertizes mjeko-ligjore është kthyer në sfidë për banoret e Qarkut të Lezhës.Prej gati dy vitesh ky shërbim nuk ofrohet, pasi mjeku që e kryente u arrestua për korrupsion dhe ende nuk është zëvendesuar.Në këto kushte ekspertiza mjeko-ligjore mund të behet vetem në Tiranë, ndërsa situata më e vështire bëhet për përsonat që ndërrojnë jetë ku familjaret janë të detyruar ti çojnë kufomat me shpenzimet e tyre në kryeqytet dhe pas kryerjes së veprimeve i marrin për ti varrosur.Qytetaret thonë se kjo situatë është e papranueshme, pasi krahas vonesave dhe sorollatjeve ka dhe shumë kosta për ta.Ata kërkojnë zgjidhjen e kësaj problematika që mjekësia ligjore të ofrohet në Lezhë.
Sipas burimeve shërbimi i mjekësisë ligjore nuk është marrë përsiper nga asnjë prej mjekeve që operojnë në Lezhë, dhe në këto kushte i është kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të gjejë zgjidhje.Por ndonëse kanë kaluar gati dy vite ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim dhe ato që po i vuajnë pasojat janë banoret e Qarkut të Lezhës.