Lezha përkujtoi 580-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptar, për të luftuar kunder regjimit otoman.Kjo datë historike bëri bashkë autoritete nga të gjitha trevat shqipfolese, mes të cilëve dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, së bashku me një delegacion të gjere arbereshesh të Italisë.

Veprimtaritë nisen me një marshim të kalorersve dhe nxënësve të shkollave në Bulevardin “Gjergj Fishta”, e më pas u bënë homazhe dhe u vendosen kurora më lule në obeliskun e Besëlidhjes.

Festa në nderim të kësaj ngjarja të rëndësishme u zhvendos në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku autoritetet e pranishme, vizituan panairin e artizanatit me punime të ndryshme të realizuar më mjeshteri.

Më pas Presidenti Bajram Begaj dhe nën shoqërinë e autoriteteve lokalë dhe të diaspores, bën homazhe në memorialin e Gjergj Kastriotit.Në një fjalë të shkurter për mediat, kreu i shtetit tha se pavarësisht jo zyrtarisht, 2-marsi është një feste kombëtare.

Veprimtaritë në përkujtim te 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, vijuan në Pallatin e Kultures ku përshëndeten autoritetet e pranishme, si dhe u mbajt një koncert muziko-letrar në nderim të figures së Gjergj Kastriotit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBOTOHET DITARI I ERNESTO COZZI
Artikulli tjetërQEMAL MINXHOZI “QYTETAR NDERI” I LEZHËS