Lezha solli në vëmendje, artistin e merituar, rapsodin dhe themeluesin e Ansamblit Çiftelia Ded Ndue Lazri. Në nder të 86-vjetorit të lindjes së tij, Drejtoria e Artit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë organizoi një aktivitet përkujtimor me pjesëmarrjen e artistëve, familjarëve dhe qytetarëve lezhjanë.

Djali i artistit, Arben Kola, theksoi se pasaporta e Ansamblit “Çiftelia” mban si kopertinë figurën e Ded Ndue Lazrit, një simbol që lezhjanët e nderojnë vazhdimisht.

Ded Ndue Lazri u përkujtua si një figurë emblematike e kulturës vendase—poet, studiues dhe krijues i spikatur, si dhe themelues i institucioneve kulturore të Lezhës. Ai ishte ideatori i Ansamblit “Çiftelia”, që nga viti 1966, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme në artin dhe muzikën popullore shqiptare.

Artikulli paraprakKONFERENCA RAJONALE “PËRSHPEJTIMI I REFORMAVE TË KUJDESIT NDAJ FËMIJËVE”/ RAMA: BE KA SIGURUAR FINANCIM TË VEÇANTË PËR VOGËLUSHËT
Artikulli tjetërPREZANTIMI, KANDIDATI I PD LUSHAJ MERR MBËSHTETJE