Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, në qytetin e Lezhës u organizua një ceremoni përkujtimore, e cila shërbeu si një ditë reflektimi mbi të kaluarën dhe mesazhin e paqes.Aktiviteti u shoqërua me këngë, poezi dhe përjetime personale, përmes të cilave u riafirmuan marrëdhëniet e forta historike mes popullit shqiptar dhe atij hebre. Te pranishmit theksua se kujtimi i këtyre ngjarjeve mbetet një detyrim moral, për të mos u përsëritur më kurrë.Pjesw e kwsaj veprimtaria pwrkujtimore tw organizuar nga Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Shoqatën e Miqësisë Shqiptaro-Izraelite, ishte dhe një ekspozitë mbi periudhën e Holokaustit, të përgatitur nga nxënësit e gjimnazit “Hydajet Lezha”.

Artikulli paraprakULET ME 17.5 % NUMRI I AKSIDENTEVE RRUGORE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërPUNIMET TEK “LULISHTA E PAZARIT”, NIS SISTEMIMI I HAPËSIRËS