25 miliardë lekë do të jetë buxheti i Bashkisë Lezhë për vitin 2026, më i madhi në historinë e kësaj njësie vendore.Prezantimi i projektbuxhetit u bë gjatë një konsultimi publik me qytetarë dhe grupet e interesit.Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se buxheti është dyfishuar krahasuar me vitin 2019, ndërsa infrastruktura rrugore në zonat rurale dhe urbane do të zërë pjesën më të madhe të investimeve për vitin 2026.
Gjatë konsultimit, grupet e interesit kërkuan më shumë vëmendje ndaj fshatrave dhe krijimin e infrastrukturës për të verbrit në qytetin e Lezhës, të cilët po hasin në vështirësi të shumta.
Ky është buxheti i dytë në Bashkinë Lezhë që vjen me zero borxhe të mbartura, ndërsa mbi 50% e tij do të shkojë për investime, si dhe për mallra e shërbime.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHA I BASHKOHET FUSHATËS PËR MBROJTJEN CIVILE
Artikulli tjetërMELONI KONFERENCË TË PËRBASHKËT ME RAMËN: DITË HISTORIKE