Lezha prezantoi ofertën turistike në Poloni, një nga shtetet që po shfaq gjithnjë e më shumë interes për këtë rajon. Bashkia, së bashku me operatorët kryesorë turistikë, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Wrocław, një ndër më të rëndësishmit në Europën Qendrore, duke prezantuar bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe potencialin e saj turistik.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë, Renaldo Xhani, thotë se interesi për rajonin e Lezhës është mjaft i lartë, ku vetëm në dy ditët e para të panairit, stendat janë vizituar nga mbi 1 mijë persona.

Prezantimi i Lezhës në panairin ndërkombëtar të turizmit në Poloni vjen në prag të nisjes së sezonit turistik, si një mënyrë për të tërhequr sa më shumë polakë, por edhe turistë nga shtetet e tjera evropiane.

Artikulli paraprakLEZHË, BESIMTARËT KREMTOJNË TË “DIELËN E LARIT”
Artikulli tjetër“GRATË FRYMOJNË VLERA” EDICIONI I 10-TË