Pavarësisht reshjeve të shiut te dy diteve te fundit, qyteti i Lezhës nuk u përmbyt. Për këtë ka reaguar kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka lidhur këtë situatë me investimet që po kryhen në infrastrukturën e qytetit.
Ndreu thekson se stacioni i pompave thithëse, i cili synon të ndihmojë në përballimin e problematikës së përmbytjeve, ende nuk është vënë në funksion, ndërsa mosndodhja e përmbytjeve pas reshjeve, sipas tij, tregon efektet e punimeve të kryera deri tani.
Kreu i Bashkisë Lezhë u është përgjigjur edhe kritikave për shqetësimet e krijuara nga punimet në qytet, duke deklaruar se investimi synon të zgjidhë një problem që ka shoqëruar Lezhën prej vitesh.

“Lezha po çlirohet nga makthi i përmbytjeve”, shkruan Ndreu, duke shtuar se qytetarët kanë duruar vështirësitë e punimeve me shpresën për të përfituar nga përmirësimi i infrastrukturës.Sipas kryebashkiakut, vënia në punë e stacionit të pompave thithëse pritet të jetë një tjetër hap në përpjekjet për të parandaluar përmbytjet në qytet.Prej disa muajsh, në qytetin e Lezhës po zbatohet projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, i cili synon të përmirësojë sistemin e kullimit dhe të zgjidhë problematikën e përmbytjeve që kanë prekur qytetin ndër vite. Një tjetër element i rëndësishëm i këtij investimi është stacioni i pompave thithëse, i cili ende nuk ka nisur funksionimin.

https://youtu.be/Od3fdmzixeI

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, SHISTE KANABIS AFËR SHKOLLAVE, NË PRANGA 15-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHQIPËRIA E FEMRAVE MPOSHTET MINIMALISHT NGA UELLSI