DEBATE NË KËSHILLIN E BASHKISË, TUSHAJ: KJO ZGJIDHJA E DUHUR. Vetëm brendësitë e lagjeve të Lezhës do tu përkasin qytetarëve, pasi parkingjet në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti do të jenë me pagesë për të gjithë ata që disponojnë një automjet.

Të majtët në Këshillin Bashkiak të Lezhës i kanë hapur rrugë tarifimit për parkingjet në qytet, duke mos marrë në konsideratë grupet e interesit, në rastin konkret qytetarët. Kjo nisëm e Bashkisë është kundërshtuar ashpër nga këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Lezhës. Nga ana tjetër ka reaguar edhe kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj i cili e ka mbrojtur një projekt të tillë, pasi kjo sipas tij do të ndikoje në normalizimin e trafikut në qytetin e Lezhës. Tashmë me miratimin që i bëri Këshilli Bashkiak i Lezhës të gjithë parkingjet do të jepen një firme private me koncesion ndërsa tarifa që do të paguajnë qytetarët për parkimin e automjetit të tyre do të jetë 50 lekë të vjetra në orë.

Artikulli paraprakISLAMOFOBIA, MYFTIU I SHKODRËS E DËNON ASHPËR
Artikulli tjetërBRITANIA SERBISË: ZBATONI MARRËVESHJEN