Pas datës 20 të çdo muaji, në Spitali Rajonal i Lezhës nuk mund të kryhen analizat mjekësore të rekomanduara nga mjekët.Fondi i përcaktuar për realizimin e këtij shërbimi, të dhënë me koncesion, është i pamjaftueshëm, pasi kërkesat janë shumë herë më të mëdha.Në këto kushte, qytetarët duhet të presin 2 deri në 3 muaj për të kryer analizat mjekësore ose t’u drejtohen laboratorëve privatë. Ata e konsiderojnë të papranueshme këtë situatë, e cila është kthyer në shqetësim për ta, pasi nuk kanë mundësi financiare që ta kryejnë shërbimin në privat.

Në lidhje me këtë çështje, Drejtoria e Spitalit Rajonal te Lezhës bën të ditur se fondi vjetor i përcaktuar për kryerjen e analizave nga koncesionari është 650 milionë lekë të vjetra, i ndarë në 55 milionë lekë për çdo muaj. Por kërkesat për këtë shërbim janë më të larta, ndaj dhe krijohet kjo situatë.Por sipas spitalit urgjenca nuk ka probleme, pasi mbulohet non stop me analiza ku kryhen deri ne 168 lloje.

Artikulli paraprak5.8 MILION LEK PËR EMERGJENCAT NË LEZHË
Artikulli tjetërARRESTOHET 44-VJEÇARI NË KËRKIM PËR KULTIVIM KANABISI