Një 22-vjeçar me iniciale Xh. F., ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollin në mjetin e tij në vendin e quajtur Rruga e Kallmetit në Lezhë u gjet një sasi lënde narkotike prej 2.3 kg, e dyshuar cannabis sativa. Policia me anë të një njoftimi zyrtar bën të ditur se lënda narkotike është gjetur në pjesën e sendiljes se prapme.

Në momentin e ndalimit 22-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit.Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, DREJT PËRFUNDIMIT PUNIMET NË RRUGËN “ZABELEJ”
Artikulli tjetërSHKODËR, SEKUESTROHEN 3 MILION EURO PASURI