Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shënkoll të Lezhës. Rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S., 46 vjeç, ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke peshkuar me kallam.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakTRUSH, PASTROHET PAS SHUMË VITESH KANALI KULLUES
Artikulli tjetërRAMA VIZITË NË ITALI, TAKOHET NESËR ME KRYEMINISTREN GIORGIA MELONI