
Tetë drejtues mjetesh të arrestuar dhe 2053 masa administrative ndaj shkelesve të rregullave të qarkullimit rrugor.Ky është bilanci i Policisë Rrugorë të Lezhës në 20 ditet e para të vitit 2025, ku vemendja më e madhe ka qenë për shpejtësinë dhe parakalimet e gabuara, shkelje të cilat bëhen burim aksidentesh.
Sipas të dhënave përsonat e arrestuar janë 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, ndërsa 845 gjoba janë vendosur, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 341, për parakalime të gabuara,173, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit, 22 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 31, për mosvendosje të rripit të sigurimit, 23, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike, 373, për parkime të gabuara dhe 245 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet e Policisë Rrugore vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërsa Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.