
Të kthyer si rrjet “marimangash” dhe rrezik për jeten e qytetareve, problematika e kabllove ajror në Lezhë do të marrë fund. Prej ditës së hënë grupi i punës i ngritur nga Bashkia Lezhë, ku bëjnë pjesë Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Policia Bashkiake kanë nisur aksionin në terren, për keputjen e çdo linje kabllore ajrore në qytet. Për të realizuar këtë objektiv Bashkia Lezhë ka gjetur dhe bashkëpunimin e kompanive të shpërndarjes së internetit të cilëve ju është dhënë leja dhe po ndërtojnë linjat nëntokësore për vendosjen e kabllove në të gjithë qytetin.
Aksioni i nisur për heqjen e kabllove ajror në qytetin e Lezhës do të përfundojë brenda muajit mars, e më pas do të shtrihet edhe në Njesitë Administrative, duke i dhënë në këtë mënyre zgjidhje një problematike shumë vjeçare.