
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Lezhë dhe Shëngjin nuk do të ndalet derisa të rikthehet normaliteti urban në këto zona. Konfirmimi ka ardhur nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak.Sipas Ndreut janë evidentuar të gjitha subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike, përfshirë edhe raste të legalizuara më parë.Në këto kushte ai i kërkoi këshillit që të ndërmarrin inicitiativen dhe të dalin me vendim për zhbërjen e këtyre legalizimeve, të cilat, sipas tij, janë në kundërshtim meinteresin publik dhe cenojnë zhvillimin e qëndrueshëm urban.
Në zbatim të urdherit të Kryeministrit Edi Rama, prej muajit korrik edhe Bashkia e Lezhës
ka nisur ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike, ku vemendja është përqëndruar dhe qytetin e Lezhës dhe të Shëngjinit, aty ku janë konstatuar edhe problematikat më të mëdha.






