Lezhë, arrestohet 24-vjeçari kapet me 200 gr kokainë

Gjatë ditës së sotme në prangat e policisë së Lezhës ka rënë 24-vjeçari Marsel Hysa, banues në Tiranë, i cili është kapur me 198 gr kokainë. 24-vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi 198 gr kokainë, e paketuar në 2 qese plastike. Marsel Hysa do të përballet me akuzën për veprën penale prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Lissus” Sekuestrohet lëndë narkotike e llojit “Kokainë” Arrestohet në flagrancë poseduesi Më datë 23.11.2017, në vijim të punës për parandalimin e krimeve, goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Lissus”.

Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi: Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi prej 198 gr lëndë narkotike e llojit “Kokainë”, e paketuar në 2 qese plastike. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.