Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, është arrestuar nga Policia në Shëngjin.Sipas bluve si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetje Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin Gabriel Marku, 22 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin.I riu ishte në kërkim policor pasi Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”.Nga hetimet dyshohet se në muajin gusht 2023, në fshatin Gjadër, ai, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin E. M. (i arrestuar në nëntor 2023), kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin Dorjan Gjini.Ngjarja ndodhir pas nje konflikti te çastit per motive banale mes tyre, ndersa materialet procedurale pas arrestimit te 22-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS, ARRESTIME DHE PROCEDIME PENALE
Artikulli tjetër“ALBANOLOGJIA DHE MËRGATA”