
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i sigurimit të informacionit në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga autoritetet spanjolle dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me Interpol Madridin, nëpërmjet Interpol Tiranës, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Aksi”.Në kuadër të këtij operacioni, u kap teksa lëvizte me automjet, në rrethrrotullimin e Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Spanjës shtetasi A. I. 45 vjeç.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2025 autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.Nga verifikimet e kryera rezultoi gjithashtu se 45-vjeçari drejtonte një automjet tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.Gjatë kontrollit, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar, ndËrsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët spanjollë për finalizimin e procedurës së ekstradimit të shtetasit Ardit Isufi drejt Spanjës.






