
Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë u vlerësua me dy çmime ndërkombëtare në një konkurs të organizuar në Athinë të Greqisë, në kuadër të projektit BIG ART në fushën e inovacionit, kreativitetit dhe teknologjisë.Dy grupet përfaqësuese të kësaj shkolle zunë vendin e parë dhe të dytë, ndërsa pjesë e konkursit ishin 3 ekipet më të mira të një qendre profesionale në Athinë dhe 4 grupe të përzgjedhura nga dy universitete izraelite. Drejtori i shkollës “Kolin Gjoka”, Bardh Dedgjonaj, u shpreh se ky institucion arsimor ka punuar prej vitesh për të arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm
Projektet u realizuan përmes teknologjisë së skanimit 3D Matterport, duke krijuar ture virtuale interaktive që shërbejnë si video mësimore inovative për edukimin dhe njëkohësisht për promovimin e bizneseve.
Këto çmime ndërkombëtare janë një tjetër dëshmi se arsimi profesional në Lezhë, veçanerisht shkolla “Kolin Gjoka”, po njeh gjithnjë e më shumë arritje.






