Problematika e furnizimit me energji elektrike në zonën e Barbullonjës në Lezhë pritet të marrë fund, falë një investimi të ri për modernizimin e rrjetit elektrik. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka përgatitur dhe miratuar projektin për zhvillimin e rrjetit elektrik në Barbullonjë dhe aktualisht është lidhur kontrata për zbatimin e investimit, i cili parashikon ndërtimin e një rrjeti të ri elektrik të tensionit të ulët me standardin ABC, si dhe vendosjen e 13 kabinave të reja elektrike.Ndërhyrja do të mundësojë zëvendësimin e rrjetit të amortizuar dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji elektrike për familjet dhe bizneset e zonës.Punimet pritet të përfundojnë në janar të vitit 2027 dhe synohet rritja e sigurisë së furnizimit, reduktimi i ndërprerjeve dhe garantimi i një rrjeti më të qëndrueshëm për banorët e Barbullonjës.Investimi pritet t’i japë zgjidhje një problematike të mbartur prej vitesh, duke krijuar një infrastrukturë të re dhe më të sigurt të furnizimit me energji elektrike ne zonen e Barbullojes ne Lezhe.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZJARR NË NJË HOTEL PRANË PREFEKTURËS
Artikulli tjetër1.5 MILIONË VIZITA TURISTIKE NË LEZHË