
Me qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e kursimit të energjisë, në Lezhë u organizua një aktivitet sensibilizues në kuadër të nismës globale “Ora e Tokës”. Nxënës shkollash, përfaqësues institucionesh, organizatash mjedisore dhe qytetarë u mblodhen në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku u prezantuan punime artistike me mesazhe mjedisore, ndërsa vullnetarët shpërndanë fletëpalosje informuese mbi mënyrat e mbrojtjes së biodiversitetit.
Eksperti i Mjedisit Jak Gjini thotë se dora e njeriut dhe ndryshimet klimatike e kanë vënë në presion të madh mjedisin natyror dhe kjo po ndikon negativisht në cilësinë e jeteses.
Aktiviteti në Lezhë u përmbyll me një koncert artistik, duke përcjellë mesazhin se kujdesi për planetin është përgjegjësi e përbashkët dhe se çdo veprim i vogël mund të sjellë ndryshime të mëdha.