Besimtarët katolikë kanë hyrë në Javën e Madhe të Pashkës. Këtë të diel në Lezhë u kremtua Dita e Larit, e cila njofton ringjalljen e Jezu Krishtit. Dhjetëra besimtarë iu bashkuan ritualit fetar të bekimit të larit në Katedralen e Shën Nikollit, ndërsa procesioni u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Imzot Otavio Vitale.

Teksa foli për simbolikën e të Dielës së Larit, ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Imzot Otavio Vitale, tha se përballë një bote të trazuar nga luftërat, kjo është një ditë për t’u lutur për paqe.

Simbolika e të Dielës së Larit për besimtarët katolikë përkujton ditën kur Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe shënon fillimin e Pashkës, e cila kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen, e më pas vijon me festimet të dielën, më 5 prill.

Artikulli paraprakKREMTOHET E “DIELA E LARIT” NË SHKODËR
Artikulli tjetërLEZHA PREZANTON OFERTËN TURISTIKE NË POLONI