Kjo është situata e krijuar në bodrumet e pallateve të ndërtuara vitet e fundit në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, pas reshjeve të fundit të shiut. Vërshimi i ujërave ka përmbytur katet e nëndheshme, duke shkaktuar mjaft dëme për banorët.Ata thonë se problematika është prezente sa herë ka reshje shiu me intensitet të lartë, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për ta, pasi prania e ujit për ditë të tëra dëmton strukturat e ndërtesave dhe përbën rrezik për jetën e fëmijëve.
Ndërtimet pa kriter dhe pa plan për t’u mbrojtur nga përmbytjet konsiderohen si shkaku i kësaj situate, ndersa si zgjidhje shihet investimi i nisur prej muajsh për kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza në të gjithë qytetin e Lezhës.

Artikulli paraprak“YOUTH CUP SHKODRA”
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTOHET 104 VJETORI I LEKUT SHQIPTAR