Moti i keq me erë të fortë ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Lezhës, kryesisht në fshatra.Situata problematike nisi të shfaqet që prej mesditës të së premtes, ku nga dëmtimi i linjave ngelen pa energji elektrike lagjet Sheher, Nënë Tereza dhe Skëndërbeg.Po ashtu në errësire mbeti dhe pjesa më e madhe e Njesive Administrive, Kallmet, Blinisht, Zejmen dhe Shënkoll.

Situata e krijuar vuri menjëherë në lëvizje Njesinë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë.Në terren zbarkuan rreth 80 punonjës të OSHEE të cilët u shpërdanë në zonat ku kishte probleme me qëllim riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjet.Aktualisht është i bërë e mundur rikthimi i energjisë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa po punohet dhe aty ku ka sërish probleme me rrjetin shpërndares.

Ndërprerjet e energjisë elektrike janë një problematike e vjeter në Lezhë, ndërsa shkak i kësaj situatë është rrjeti i amortizuar në të cilin nuk është investuar prej dekadash.Por dhe ato pak investime që janë bërë në disa fidra kanë qenë pa standarte dhe këtë e dëshmon ndërprerja e energjisë sa bie pak shi apo të ketë ere.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak‘GARANCIA RINORE’ PROJEKTI PILOT QË SYNON PUNËSIMIN E 18 MIJË TË RINJVE NË TIRANË, SHKODËR DHE VLORË
Artikulli tjetërULLIRI PRODHIM TË BOLLSHËM NË LEZHË