Policia Bashkiake e Lezhës do të nisë aplikimin e gjobave të unifikuara, me sistemin e policisë së shtetit për shkelje të kodit rrugor.Kjo marrëveshje mes bashkisë dhe policisë, u miratua nga Këshilli Bashkiak dhe sipas kryebashkiakut Pjerin Ndreu, diçka e tillë do të ndihmojë në në një disiplinim më të mire të qarkullimit rrugor si dhe vjeljen e gjobave për shkelesit e ligjit.

Referuar kësaj marrëveshje gjobat do të vjelen nga Policia e Shtetit dhe vetëm 25% e shumës do ti shkojë Bashkisë Lezhë, ndërsa me sistemin aktual vjelja e gjobës ka qenë në nivela mjaft të ulëta.Në këtë mnyre synohet ti jepet zgjidhje dhe problemit të parkimit të automjeteve në mënyre të çrregullt kryesisht nëpër lagjet e qytetit, çka është kthyer në një shqetësim të madh.

Artikulli paraprakPOLICIA ZBARDH NGJARJEN NË GRUEMIRË, SHPALLEN NË KËRKIM 2 SHTETAS
Artikulli tjetërEMIGRANTËT, GIORGIA MELONI NUK TËRHIQET