“Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”, ishte titulli i ekspozites kombetare te vizatimit te hapur ne Lezhe, me qëllim promovimin e vlerave humanitare dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës ndaj të tjerëve.Nxënësit pjesëmarrës prezantuan punimet e tyre artistike, ku në qendër të vëmendjes ishte vullnetarizmi, i përcjellë përmes vizatimeve kreative dhe mesazheve sensibilizuese.Drejtuesi i Kryqit të Kuq në Lezhë, Ndrec Ndreca, si dhe drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore, Antoneta Suta, vlerësuan organizimin e kësaj ekspozite dhe angazhimin e nxënësve.
Punimet më të mira u vlerësuan me certifikata, duke inkurajuar kështu talentin dhe përkushtimin e nxënësve në përcjelljen e mesazheve humanitare përmes artit. Kjo ekspozitë jo vetëm që nxori në pah kreativitetin e të rinjve, por shërbeu edhe si një nismë e rëndësishme për të forcuar frymën e bashkëpunimit dhe ndjeshmërisë sociale në komunitet.

Artikulli paraprakEKSPOZITA “QYTETI QË M’RRI NË SY” NGA ROZAFA SHPUZA
Artikulli tjetërLEZHA FESTON NGJITJEN E BESËLIDHJES NË KATEGORINË E PARË