
Kjo eshte deklarata e Kryeministrit Edi Rama pak muaj me pare nga Lezha per restaurimin e plote te Memorialit te heroi tone Kombetar Gjergj Kastrioti, por puna ne terren ende nuk ka nisur, ndersa nuk ka nje date se kur do te nise.
Jemi ne vitin e Skenderbeut, por vizitoret vendas dhe te huaj ne memorialin e Skenderbeut ne Lezhe ende gjejne nje pamje skandaloze, dhe nje vend historik te rrenuar.
Sipas Pergjegjesit te trashigimise Kulturore nderhyrja qe do te behet kerkon te pakten 6 muaj, ku sipas tij ne punimet do te kryhen gjate pikut te sezonit do te penalizoje ardhjen e turisteve kjo do te ishte nje humbje ne te ardhurat tona.
Muri i memorialit, qe simbolizon vendin e varrimit te Heroit Kombetar,ka pesuar plasaritje ne pjesen lindore.
Nderhyrja e fundit pranë memorialit eshte kryer ne vitin 1981 por tashme Ministria e Kultures ka gati projektin per restaurimin e vend-varrimit te Skenderbeut, ne vlerën 38.4 mln leke.


