
Bashkia Lezhe po punon për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat e Njësisë Administrative Zejmen, investime që synojnë lehtësimin e lëvizjes së banorëve dhe përmirësimin e lidhjes me akset kryesore rrugore. Një nga projektet që po zbatohet është rikonstruksioni i rrugës Markatomaj–Autostradë, një segment me gjatësi 2.2 kilometra, i cili tashmë po shkon drejt fazës së asfaltimit.Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, në terren ishte kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili u takua edhe me banorët e zonës.
Banorët e Markatomajt e kanë mirëpritur këtë ndërhyrje, duke e cilësuar atë si një investim të shumëpritur që do të lehtësojë ndjeshëm levizjen. Ata vlerësuan gjithashtu edhe investimet e tjera të realizuara së fundmi në këtë njësi administrative, si pastrimi dhe sistemimi i kanaleve kulluese, si dhe ndërhyrjet ne varrezat e fshatit.
59% e buxhetit të Bashkisë Lezhë po shkon per investime ku janë planifikuar të realizohen mbi 100 rrugë në qytet dhe në njësitë administrative, me synimin për të përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e jetës së banorëve në të gjithë territorin e kesaj njesie vendore.






