Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Shkoder, ne afersi te fshatit Gocaj, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprak“NË 4 KORRIK, E GJITHË DIASPORA KËTU”, DITA E 24 E PROTESTËS, QYTETARËT TË GRUMBULLUAR PARA KRYEMINISTRISË, KËRKOJNË QEVERI TEKNIKE
Artikulli tjetërMOTI ME “SURPRIZA” KËTË TË MËRKURË, TEMPERATURAT SHKOJNË DERI NË…