
Sigurimi i ujit të pijshem është kthyer në sfidë për banoret e lagjes “Nënë Tereza” në qytetin e Lezhës.Uji nuk rrjedh më shumë se 1 orë në ditë në çezmat e qytetareve, por edhe ai është i pakonsumueshem, ndërsa gjatë muajve të veres mungon fare.
Në këto kushte banoret detyrohen ta blejnë ujin e pijshem apo të mbushin në burime disa km larg lagjes së tyre.Kjo problematike vijon prej shumë vitesh dhe pavarësisht ankesave të vazhdueshme asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje.
Mungesa e ujit po penalizon rreth 2 mijë familje në lagjen “Nëne Tereza” të qytetit të Lezhës, e cila është një zonë që është populluar masivisht gjatë 3 dekadave të fundit.E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Lezhë bën me dije se është financuar projekti i Ujësjellësit të Ri që përfshin dhe lagjen “Nënë Tereza”, investimi i të cilit do të nisë brenda këtij viti dhe do ti japë zgjidhje problematikes.