Në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë u mbajt një meshë e veçantë për shpirtin e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të thellë shpirtërore dhe njerëzore për mbarë botën. Pjesë e ritualit fetar ishin të gjithë priftërinjtë e dioqezës së Lezhës si dhe dhjetra besimtar, të cilët adresuan lutjet e tyre për shpirtin e Atit të Shenjtë.

Në fjalen e tij para besimtareve, ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale, theksoi dashurinë dhe respektin që Papa Françesku kishte për Shqipërinë dhe popullin tonë.

Papa Françesku ndërroi jetë mëngjesin e hënës në moshen 88-vjeçare pas problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë muajve të fundit, ndërsa funerali i tij do të mbahet të shtunen në Vatikan.

Artikulli paraprak“KAFE ME GRATË NË TIRANË”/ BERISHA POROSI: TË VEPROJMË SI TRUMP! SA MË SHUMË TAKIME QË TË FITOJMË MBI CENSURËN
Artikulli tjetërEDUART NDOCAJ TAKIM NË VENDLINDJEN E TIJ MANATI