Një aksion ‘Blic’ ka ndodhur në qytetin e Lezhës pranë stacionit elektrik, nga policia për të arrestuar një të shpallur në kërkim. Në këtë aksion ka patur të shtëna me armë dhe personi i rrezikshëm, ka qenë i armatosur.

Edhe pse në vendin e ngjarjes ka patur forca të shumta policie, i shpalluri në kërkim ka mundur të largohet sapo ka dëgjuar se po i afrohen.

Efektivët e policisë kanë qëlluar në ajër dhe e kanë paralajmëruar që të ndalojë por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka mundur të shpëtojë. Ndërkohë aksioni vijon për kapjen e këtij person emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Vijon…

Artikulli paraprakLOBIMI RUS/ IMERAJ LLOGARI DY PROKURORËVE TË DOSJES SË BASHËS: VENDIMI NUL, NËSE NUK KENI RESPEKTUAR LIGJIN
Artikulli tjetërSHKODER, KERCENONTE ME ARME BASHKESHORTEN, ARRESTOHET 53-VJEÇARI