Proçesi i dezinsektimit në zonat turistike të Lezhës ka nisur dhe është shtrirë në të gjitha vatrat ku është evidentuar prania e larvave të mushkonjave. Fushata po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe përfshin trajtimin e të gjitha zonave të identifikuara si problematike.

Drejtori i NJVKSH-së Lezhë, Elson Frroku, bën të ditur se puna nuk do të ndalet vetëm me ndërhyrjen fillestare, por do të vijojë me inspektime të rregullta për të vlerësuar efektin e masave të marra dhe për të ndërhyrë sërish aty ku do të jetë e nevojshme.

Shëngjini mbetet një nga pikat më të ndjeshme për shkak të afërsisë me zonën lagunore dhe pranisë së ndërtimeve me bodrume të mbushura me ujë, që krijojnë kushte për zhvillimin e larvave të mushkonjave. Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, me qëllim garantimin e higjienës dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Artikulli paraprakCEREMONIA MORTORE NË VATIKAN/ KARDINALI ITALIAN BATTISTA: PAPA FRANÇESKU ZGJODHI TË NDIQTE NJË “RRUGË TË VETËDHËNIES DERI NË FUND
Artikulli tjetërFESTA E SHËN MARKUT NË KOLJAKAJ TË LEZHËS