Kanë nisur punimet për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës Gramsh–Dajç, një investim i Bashkisë Lezhë me gjatësi 3.5 kilometra, që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe forcimin e lidhjes mes fshatrave të zonës së Zadrimës.Në nisjen e punimeve ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, i cili u shpreh se ky investim përfaqëson një premtim të mbajtur ndaj banorëve të zonës. Sipas tij, rehabilitimi i këtij aksi rrugor do të ndikojë jo vetëm në lehtësimin e lëvizjes së përditshme, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit.

Investimi është pritur pozitivisht nga banorët, të cilët e konsiderojnë rehabilitimin e rrugës si një ndërhyrje të domosdoshme për lehtësimin e lëvizjes, por kërkojnë ndërhyje edhe për zgjidhjen e problemit të përmbytjeve që prek një pjesë të këtij aksi rrugor.

Ky investim është pjesë e paketës së projekteve të Bashkisë Lezhë për përmirësimin e infrastrukturës rurale, ku vetem ne Njesine Administrative te Dajçit jane parashikuar te asfaltohen 7 km akse rrugore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKONFERENCË NDËRKOMBËTARE NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërINAUGUROHET MEMORIALI “M.MADHE THESAR NATYROR”