
Dhuna me bazë gjinore vijon të mbetet një fenomen i përhapur dhe shpesh i padukshëm, pasi jo të gjitha rastet raportohen pranë institucioneve ligjzbatuese. Në shumë raste, viktimat kërkojnë ndihmë fillimisht në qendrat shëndetësore, duke i kthyer këto struktura në pika kyçe për identifikimin e hershëm të dhunës. Për t’iu përgjigjur kësaj situate, në Lezhë është vendosur një protokoll i ri pune që synon evidentimin dhe referimin në kohë të rasteve të dyshuara.
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka trajnuar stafet mjekësore në të gjitha qendrat, duke u dhënë atyre mjetet e nevojshme për të dalluar shenjat e dhunës dhe për të vepruar sipas procedurave të përcaktuara.Përfaqësues të institucioneve vendore theksojnë se deri më tani ka pasur pak raportime nga vetë strukturat shëndetësore, pavarësisht se ato janë shpesh kontakti i parë i qytetarëve me sistemin publik. Sipas tyre, zbatimi i këtij protokolli pritet të rrisë ndjeshëm numrin e rasteve të identifikuara dhe të përmirësojë reagimin institucional.
Nisma me protokolle specifike per identifikimin e rasteve te dhunes me baze gjinore po zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, në kuadër të projektit Përparimi i Barazisë Gjinore përmes Mbikëqyrjes dhe Raportimit i realizuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në bashkëpunim me Together for Life dhe Institutin e kultures Rome në shqiperi.






