Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar përfundimin e numërimit të 109 kutive të votimit nga 245 gjithsej në qarkun e Lezhës, sa i përket votave preferenciale te kandidateve ne liste te hapur. Të dhënat paraprake tregojnë një ndarje të qartë të mandateve mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Demokratike siguron 4 mandate, prej të cilëve dy nga lista e mbyllur dhe dy nga preferencat e votuesve. Nga rezultatet e deritanishme kandidati i Partise Demokratike Gjin Gjoni rezulton me i votuari ne rang qarku me 4318 vota preferenciale, i ndjekur nga Aleksandër Lala me 2817 vota, por shifrat mund te ndryshojne pasi ende nuk ka nisur numerimi ne Bashkine e Kurbinit.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste merr 3 mandate. Në Kuvend do të jenë Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj nga lista e mbyllur, ndërsa Pranvera Skana siguron mandatin nga lista e hapur përmes votave preferenciale.

Procesi i numërimit eshte nderprere ne oret e para te mengjesit per shkak te lodhjes se numeruesve dhe pritet te nise rreth mesdites.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRFUNDON NUMËRIMI PËR KANDIDATËT NË KZAZ NR 3, KANDIDATI TEDI KOPLIKU MË I VOTUARI
Artikulli tjetërSHKODËR, VIJON NUMËRIMI NË KZAZ NR 4, DERI TANI KANDIDATI BARDH SPAHIA MË I VOTUARI