
Numri i bizneseve të reja në Lezhë ka ardhur në rritje, ku rreth 500 tw tilla shtohen çdo vit në territorin e kësaj njesia vendore. Ky fakt është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu, sipas të cilit numri i bizneseve që hapen është shumë herë më i lartë se i atyre që mbyllen për shkak të problemeve financiare.Sipas Ndreut, klima e krijuar nga strukturat e bashkisë ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e sektorit privat dhe në nxitjen e investimeve të reja në zonë.
Numri më i lartë i bizneseve që operojnë në territorin e bashkisë regjistrohet gjatë stinës së verës, për shkak të sezonit turistik. Përqendrimi më i madh i tyre është në zonat bregdetare tw Shëngjinit dhe Tales, ku aktiviteti ekonomik rritet ndjeshëm gjatë periudhës turistike.






