Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen kësaj të mërkure në gjimnazin “Hydajet Lezhë” në qytetin e Lezhës, teksa një mësuese u godit me një karrige nga një nxënës brenda ambjenteve të shkollës.Sherri ndodhi rreth orës 10 e 30 minuta dhe në shënjester të sulmit ishte mësuesja e matematikes Majlinda Palushi.Kjo e fundit mori lëndim në krah nga goditja me karrige dhe u mor nga autoambulanca dhe po merr mjekim në urgjencen e spitalit rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Menjëherë pas sinjalizimit në lidhje me rastin në shkollë mbërriten forcat e policisë të cilët identifikuan dhe shoqëruan në komisariat, nxënësin që goditi mësuesen.

Ai është një 16-vjeçar nxënës i viti të dytë i cili po merret në pyetje dhe po kryhen veprimet proçeduriale.Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kanë debatuar fillimisht me njëri tjetrin, pasi kjo e fundit i kishte thënë se nuk e kalonte klasen në lënden që ajo jepte.

Diçka e tillë solli rebelimin e nxënësit i cili ka marrë karrigen dhe goditur në sy dhe të bashkëmoshatareve të tjere.Ndërkohë kjo ngjarje e papareçedent solli bojkotim të mësimet në gjimnazin “Hydajet Lezha” dhe është kërkuar që të zhvillohet dhe një proteste lidhur me kete situate te veshtire nga sjellja e nxenesve, ndërsa nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar deri tani nuk ka patur asnjë reagim.

Artikulli paraprak“DAILY EXPRESS”: SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR PËR T’U BËRË DESTINACIONI MË NË TREND NË 2024
Artikulli tjetërMASAT E SIGURISË PËR BERISHËN, QEVERIA: S’KOMENTOJMË VENDIMET E GJKKO! LUFTUAM QË DREJTËSIA TË ISHTE E PAVARUR