Rreth 40 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Troshan të Lezhës kanë bojkotuar mësimin këtë të enjte, pasi për shkak të rikonstruksionit të godinës janë zhvendosur përkohësisht në shkollën e Krajenit, rreth 7 kilometra larg.Prindërit kundërshtojnë transportin e siguruar për fëmijët, pasi automjeti aktual ka një kapacitet prej vetëm 22 vendesh, ndërsa numri i nxënësve është më i madh. Ata kërkojnë që të sigurohet transport për të gjithë fëmijët dhe paralajmërojnë vijimin e bojkotit nëse problemi nuk zgjidhet.

Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Lezhë, Hasan Muça, shpjegon se vendimi për zhvendosjen e nxënësve në Krajen u mor në muajin gusht, ndërsa kontrata për transportin ishte lidhur më herët, përpara se të përcaktohej kjo zgjidhje.

Sipas tij, pas shqetësimeve të ngritura nga prindërit, është rënë dakord me kompaninë e transportit që nxënësit të udhëtojnë me dy furgonë, duke siguruar kështu kapacitetin e nevojshëm.Rikonstruksioni i shkollës së Troshanit po kryhet për shkak të amortizimit të godinës dhe problematikave të evidentuara në çati. Punimet pritet të vijojnë gjatë këtij viti shkollor, ndërsa nxënësit do të zhvillojnë mësimin në Krajen.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGRUPI I PD KËRKON HEQJEN NGA RENDI I DITËS “STATUSI I MAGJISTRATËVE”: S’MUND TË TALLEMI ME PAGAT E PROKURORËVE DHE GJYQTARËVE
Artikulli tjetërFERMERËT, PO FALIMENTOJMË