
Problematikat e vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike në fshatin Barbullojë të Lezhës kanë marrë vëmendjen e OSHEE-së. Agjencia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur ndërhyrjen për ndërtimin e linjave të reja, pasi rrjeti ekzistues kishte degraduar për shkak të mungesës së investimeve prej dekadash.Drejtori i Agjencisë së OSHEE-së në Lezhë, Emiljano Berati, thotë se me këto ndërhyrje që po realizohen pas kërkesave të banorëve, nuk do të ketë më probleme me furnizimin me energji elektrike në këtë zonë.
Banorët thonë se ndërprerjet dhe luhatjet e vazhdueshme të energjisë elektrike ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik për jetën e tyre, pasi shpeshherë nga tensioni i lartë kanë patur dëme në banesa.
Në fshatin Barbullojë po vendosen shtylla të reja bashkë me përcjellës elektrikë kabllorë, ndërsa përfitues nga kjo ndërhyrje janë një numër i konsiderueshëm abonentësh.






