Partia Demokratike në Lezhë ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së radhës kombëtare të 10 shkurtit në Tiranë. Deputeti Gjin Gjoni, i shoqëruar nga kandidatët për kryetar të PD Lezhë dhe anëtarë të kryesisë, zhvilloi takime me biznese dhe qytetarë të ndryshëm, ku dëgjuan nga afër shqetësimet e tyre dhe i ftuan të bëhen pjesë e ndryshimit për një Lezhë dhe një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe evropiane.

Të martën e 10 shkurtit, Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e tretë kombëtare në harkun kohor të dy muajve, ku kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, per t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ashtu si herët e tjera, nisja e protestuesve nga Lezha do të bëhet në mënyrë të organizuar dhe pjesëmarrja e qytetarëve pritet të jetë e lartë.

Artikulli paraprakPEZULLIMI I BALLUKUT/ RAMA: BUDALLALLËK BOTËROR!
Artikulli tjetërVIROZAT, MJEKËT KUNDËR ANTIBIOTIKËVE PA RECETË