Pas miratimit të kandidaturave pak ditë më parë, Partia Demokratike e Lezhës do të zhvillojë të dielën e 15 shkurtit, zgjedhjet për kryetarin e ri të degës. Procesi vjen në një moment të rëndësishëm për strukturat lokale të kësaj force politike, pas dorëheqjes nga drejtimi të Gjin Gjonit, i cili mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11-majit të vitit që lam pas.
Në garë për drejtimin e degës janë katër kandidatë me eksperiencë të mëparshme në strukturat e partisë dhe në pushtetin vendor, ku kandidon kryetarja e komanduar, pas dorëheqjes së Gjonit, Donika Ndoj; ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj; ish-kryetari i degës së PD Lezhë për periudhën 2014–2018, Paulin Marku; si dhe anëtari i kryesisë së kësaj force politike, Fran Zefi.Sipas burimeve nga strukturat organizative, mbi 4 mijë anëtarë të Partisë Demokratike në Lezhë kanë të drejtë vote në këtë proces. Votimi pritet të nisë në orën 08:00 të mëngjesit dhe të përfundojë në orën 16:00 të se dieles, ndërsa menjëherë më pas do të nisë numërimi i votave për të shpallur fituesin.Gara për drejtimin e PD Dega Lezhë parashikohet të jetë konkurruese, duke pasur parasysh profilin dhe angazhimin e kandidatëve në vite, ndersa proçesi zgjedhor synon jo vetëm zgjedhjen e një drejtuesi të ri, por edhe riorganizimin dhe forcimin e strukturave të partisë në qarkun e Lezhës, në funksion të sfidave të ardhshme politike dhe zgjedhore.

Artikulli paraprakTEATRI “MIGJENI” SHFAQ “24 ORË NGA JETA E NJË VOTUESI”
Artikulli tjetërU ARRESTUAN NË PROTESTËN E 10 SHKURTIT, GJYKATA LË NË DETYRIM PARAQITJE 7 TË MITURIT