
Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasen M. Gj, 33 vjeçe, banuese në Tiranë.
Në rrugën rurale Fushë Kuqe-Gurëz, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtuese shtetasen M. Gj, është përplasur me një biçikletë të drejtuar nga shtetasi G. K, 50 vjeç, banues në Fushë Kuqe.
Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spital për ndihmë mjekësore.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.