Lezhë

Plagosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy ditë më parë, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Lezhë, si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin L. N., 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 11.02.2025, rreth orës 17:00, në lagjen “Nënë Tereza”, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 30 vjeç, e ka plagosur atë, me armë zjarri pistoletë. 30-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Artikulli paraprakTENSIONET/ SEANCA SHTYHET PËR TË HËNËN, SPIROPALI: EJANI ME MEND TË TJERA
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 11 MAJIT, DUMANI TAKOHET ME CELIBASHIN