Policia e Lezhës ka arrestuar pesë persona, tre prej tyre të shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve me inicialet A.D 48 vjeç, banues në Kurbin,

pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane dhe e ka dënuar me 7 vite burgim, nga i cili i ka mbetur dhe 1.8 vite për vepren penale “Trafikim i narkotikëve”. 48 vjeçari ishte në kërkim për këtë dënim dhe pas informacioneve të siguruara në rrugë operative efektivët e policisë së Lezhë kanë arritur që të bëjnë të mundur arrestimin e tij.

Ky shtetas do të vuaj tashmë pjesën e mbetur të dënimit. Policia e Lezhës në njoftimin e saj bën të ditur se ka arrestuar edhe shtetasin me inicialet F.H 22 vjeç, banues në Mamurras, i shpallur në kërkim policor, pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.S, i kanë vjedhur kartën e bankës shtetasit F.Xh, dhe kanë mundur të tërheqin një sasi parash.

Mësohet se sasia e pareve është e konsiderueshme dhe pas denoncimit të personit të dëmtuar kanë nisur hetimet duke arritur që të bëhet e mundur arrestimi i 22 vjeçarit i cili dyshohet si autor bashkë me një tjetër për vjedhjen e kartës së bankës e më pas tërheqjes së shumës së parave.

Gjithashtu, nga sherbimet e Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit me inicialet: Gj.B 53 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vepren penale “Dhunë në familje”. Sipas dyshimeve 53 vjeçari pas disa debateve ka goditur bashkëshorten e tij ndërsa policia ka marrë njoftim për këtë ngjarje duke bërë të mundur arrestimin e 53 vjeçarit.

Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.P, 18 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur në qytet Lezhë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” pa leje drejtimi.

Është arrestuar edhe shtetasi me inicialet K.N, 31 vjeç, banues në Kurbin, pasi është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendjen të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, I JEPET LAMTUMIRA ISH-VOLEJBOLLISTIT ALI BUSHATI
Artikulli tjetërSHKODËR, RRITET SIPËRFAQJA E TOKAVE TË PËRMBYTURA