
Policia e angazhuar për shoqërimin dhe sigurinë e materialeve zgjedhore.
Në përfundim të procesit të votimit, punonjësit e Policisë në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit, janë afruar në pritje për të bërë shoqërimin e kutive të votimit me materialet zgjedhore. 🗳️
Ky proces ka filluar pas orës 19:00 të datës 11 Maj 2025 dhe aktualisht po vijon normalisht, pa asnjë incident. ✅
Deri në këto momente, nga punonjësit e Policisë janë shoqëruar dhe dorëzuar në Vendin e Numërimit të Votave materialet zgjedhore të 104 qendra votimi. 📦
Gjithashtu, janë marrë të gjitha masat për ruajtjen e ambienteve të Vendit të Numërimit të Votave.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është maksimalisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe vendnumërimin e votave, deri në përfundim të këtij procesi.