
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 61 vjeç, banues në Kurbin, pasi në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, banues në Mamurras. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. K. dhe një pasagjer, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-arrestuan në flagrancë shtetasin V. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. N., 30 vjeç, banues në Itali, pasi në aksin rrugor “Laç-Mbikalimi i Patokut”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Gj., 29 vjeç, banues në Kurbin. Nga aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasja Sh. K., se bashkëshorti i saj, shtetasi F. K., 45 vjeç, e ka dhunuar. Shtetasja Sh. K. u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.






