
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan shtetasin R. H., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi nga dënimi me burgim i dhënë nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 19 ditë burgim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 22 vjeç, banues në Rrëshen, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. S., 48 vjeç, banues në Lezhë, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.






