Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

Sh. Sh., 55 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin, pasi për motive pronësie ka penguar shtetasin V. Sh., 63 vjeç, që të kalonte në tokën e tij;

B. Z., 41 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij. Gjithashtu, u plotësua kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për ta.

Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin konstatuan, në një sipërfaqe toke publike në fshatin Vinjoll, 36 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Dje ka kallëzuar shtetasi M. C., 70 vjeç, banues në Shullaz, Kurbin, se në qytetin e Milotit i ka humbur portofoli me një shumë parash dhe dokumente personale. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakAMBASADORI BRITANIK: NGËRÇI POLITIK PO I KUSHTON KOSOVËS
Artikulli tjetërAMBASADA E SHBA NË TIRANË NJOFTON APLIKANTËT PËR VIZË